Aktuale

“Pronari na keqtrajton dhe nuk na jep rrogën!” Tatimet kapin “mat” hotelin në Golem pas denoncimit të punonjësit

Një denoncim për mospagesë pagash dhe sigurimesh shoqërore, si edhe keqtrajtim në vendin e punës, ka çuar Tatimet në kontrollin e një subjekti në fushën e hotelerisë dhe bar-restorantit në Golem.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se verifikimi në terren është kryer nga Task Forca e Terrenit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës.

Gjatë kontrollit, sipas administratës tatimore, janë konstatuar moslëshimi i faturës tatimore dhe punonjës i padeklaruar.

Tatimet bëjnë të ditur se kontrollet po orientohen gjithnjë e më shumë mbi bazën e riskut dhe denoncimeve të qytetarëve, me fokus evidentimin e informalitetit dhe shkeljeve të të drejtave të punonjësve.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e dyshuara të evazionit fiskal, informalitetit apo mospagimit të sigurimeve shoqërore t’i raportojnë përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”.

Të Ngjashme