Nazmi Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale në Hagë gjatë zhvillimit të seancës.
Sipas informacioneve nga Haga, Nazmi Thaçi është larguar nga salla pasi, sipas këtyre burimeve, nuk ka mundur të qëndrojë brenda për t’i dëgjuar konstatimet që po paraqiten nga Specialja.
Dalja e tij ka ndodhur në kohën kur në Gjykatën Speciale po zhvillohen procedurat lidhur me rastin ku po gjykohet Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Pritet që gjatë ditës të ketë më shumë zhvillime lidhur me seancën dhe vendimet që priten nga Gjykata Speciale.
