Aktuale

Protesta e gjashtë për Zvërnecin, shfaqet mes qytetarëve dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato (Video)

Mes turmës së mijëra qytetarëve që janë mbledhur para kryeministrisë sot për të gjashtën ditë me radhë, është vënë re edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato protesta

Gonzato është parë teksa ecte midis protestuesve, të cilët kanë zënë të gjithë bulevardin para zyrës së Edi Ramës.

Prania e ambasadorit në protestën e Tiranës vjen në një moment kur protesta qytetare ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u shtrirë edhe në qytete si Elbasan, Korçë, dhe në diasporë, përfshirë Mynihun e Gjermanisë.

Kujtojmë se qytetarët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe qeverisë, ku dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të Ngjashme