Aktuale

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humb mes qytetarëve, u kërkohet të gjithë protestuesve të ulen në gjunjë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit.

Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se kishte humbur një fëmijë mes turmës me njerëz, ai kërkoi gjithashtu që të gjithë të pranishmit të uleshin në gjunjë, në mënyrë që të identifikohej fëmija.

Me mikrofon po bëhen herë pas herë thirrje që fëmija i humbur është një vajzë 6-vjeçare dhe se nëna e saj, po e pret para Kryeministrisë./Top Channel

Të Ngjashme