Ndërsa Shqipëria vijon të përballet me protesta dhe debate të forta publike pas skandalit të lidhur me Zvërnecin, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka publikuar një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Postimi, i fokusuar te rëndësia e mbrojtjes së tokës dhe mjedisit, është interpretuar nga shumë qytetarë si një reagim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit dhe kundërshtimeve për projektet që prekin zonat natyrore.
Në mesazhin e saj, BE thekson se toka nuk është thjesht sipërfaqja mbi të cilën ecim, por një ekosistem i gjallë dhe kompleks, që luan një rol thelbësor në ruajtjen e jetës, prodhimin e ushqimit dhe ekuilibrin e natyrës.
Sipas postimit, dëmtimi i tokës sjell pasoja të drejtpërdrejta për mjedisin, ekonominë dhe brezat e ardhshëm, duke e bërë mbrojtjen e saj një domosdoshmëri dhe jo thjesht një zgjedhje.
Mesazhi përmbyllet me thirrjen: “Mbro tokën, ajo mban jetën”.
Në kushtet e tensioneve dhe protestave që po zhvillohen, ky postim është parë nga një pjesë e opinionit si një mbështetje morale për qytetarët dhe grupet që kundërshtojnë ndërhyrjet në zona me rëndësi të veçantë natyrore dhe ekologjike. L
