Aktuale

Protestuesit ulen këmbëkryq në mes të Tiranës, pezullohet qarkullimi i makinave, PARALAJMËROHET mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë (Video)

Pas mbylljes së protestës së sotme para Kryeministrisë, qytetarët kanë zaptuar një nga rrugët më kryesorë të Tiranës duke shkaktuar kështu pezullimin e qarkullimit të makinave nëpër qytet.

Në videon e siguruar nga burimet, qytetarët shikohen të ulur në mes të rrugës këmbëkryq, ndërkohë që dhjetëra makinat nga dy anët e rrugës prej disa minutash janë në pritje për të lëvizur.

“Në Tiranë filloi mosbindja civile, së shpejti në Vlorë dhe kudo nëpër Shqipëri” shkruhet në postimin e bërë nga aktivisti Andi Tepelena, i cili publikoi pamjet e momentit në Facebook-un e tij.

Ndërkohë, pak minuta më parë newsbomb.al raportoi se aktivisti Andi Tepelena është në mesin e dhjetëra qytetarëve që pritet të përgatiten për bisedime me kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e Zvërnecit.

Të Ngjashme