Aktuale

Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, paralizojnë Rrugën e Elbasanit. Ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Policisë

Pas përfundimit të fjalëve para Kryeministrisë, protesta është përhapur nëpër rrugët e qytetit, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.

Fillimisht ata zbarkuan para parlamentit dhe pasi qëndruan pak aty, u drejtuan për nga rruga e Elbasanit, duke e bllokuar plotësisht këtë aks për disa minuta.

Më pas protestuesit janë ndalur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Marshimi pritet të vazhdojë edhe për 1 apo 2 orë, duke pasur parasysh sesi kanë vepruar në ditët e shkuara.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, bën me dije se protestuesit janë drejtuar nga zona e Brrylit, teksa një prej destinacioneve mund të jetë edhe QSUT./Top Channel

Të Ngjashme