Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave kjo parti nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.
Pas këtij rezultati, ka reaguar anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ka falënderuar mbështetësit e partisë dhe ka theksuar se, pavarësisht rezultatit të dobët elektoral, angazhimi politik i PSD-së do të vazhdojë.
“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka deklaruar Kuçi.
Ajo ka lënë të kuptohet se partia do të vazhdojë aktivitetin e saj politik edhe pas këtij rezultati, duke mbetur e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe parimeve që përfaqëson.
