Gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan, të mërkurën para mesditës, punëtorët hasën në diçka të papritur.
Kur kontrolluan me kujdes, mësuar se aty ishin gropuar gjëra interesante, por edhe të rrezikshme.
Ato ishin armë të gjata, granata dore, fishekë, karikatorë dhe një uniformë ushtarake.
Sipas Policisë së Kosovës, “të gjeturat” dyshohet se kanë mbetur në këtë vend nga periudha e luftës.
Njësitet relevante të forcave të rendit kanë siguruar vendin, ndërsa ekipet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta.
Gjatë kësaj pune nuk është regjistruar asnjë incident.
