Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të cilat menaxhohen nga kompanitë private, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur protestë për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se këta punëtorë që nga mëngjesi i ditës së martë do të hyjnë në grevë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

