Qytetarët prej 10 ditësh “ngulin rrënjë” poshtë zyrës së tij, Rama e “bërtet” nga Fieri: T’i kërkosh hesape partisë që ka bërë vendin është brutale
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në Fier, kryeministri Edi Rama komentoi dje sërish protestën e zhvilluar në Tiranë ku mijëra qytetarë prej 10 ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së tij. Duke theksuar se protesta ka marrë elementë politikë, pasi të pranishëm janë dhe anëtarë të partive të reja, Rama theksoi se është brutale t’i kërkosh hesape socialistëve të cilët kanë punuar maksimalisht ndër vite për të bërë një Shqipëri më të mirë.
Po ashtu, kryeministri nënvizoi se nuk është PS, ajo që po shkatërron shpendët, ndërsa nxori në pas se brenda 10 viteve numri i pelikanëve kaçurrel ka qenë në rritje, e kjo falë ndërhyrjes së qeverisë e cila nuk ka lejuar gjuetinë e shpendëve.
“Pse pelikani kaçurrel vendosi ti lëshojë vezët në Shqipëri? Sepse u ndalua gjuetia për 10 vite. E këtë e dinë të gjithë, të tëra institucionet e organizmat që merren me këtë. Ne kemi inventare se si janë ripërtirë pyjet që ishin bërë territore pa zogj, ku dhe ujqërit u pakësuan. Ka pasur territore ku dëgjoheshin vetëm sharre nga të katërta anët, trajelerat që dilnin me drurë e shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet i tërë kriminelësh, u desh PS që të ndalonte 10 vite shfrytëzimin e pyjeve”, theksoi Rama.
