Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar reagimet lidhur me emërimin e Radoica Radomiroviq si zv/ministër, ku ky i fundit e kishte pranuar se ka qenë pjesë e ushtrisë jugosllave në luftën në Kosovë.
Megjithatë, Rexhaj ka deklaruar se ky zv/ministër nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë.
Rreth kësaj deklarate të Rexhaj, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo mendësi me i amnistu kriminalët serbë është tentativë me ndryshu historinë.
Ai tutje ka thënë se Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së, duke i përbuzur dhe etiketuar “mercenar”.
Postimi i plotë:
Nuk mund ta ndryshoni historinë!
Nuk mundeni as nuk do t’ ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë, t’i shpallni të pafajshëm.
Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë- jo s’ka qenë.
Kjo mendësi me i amnistu kriminelët serbë sikur Ivanoviqin, Radojqiçin, e tash këtë Radomiroviqin duke e emëruar zëvendës ministër është tentativë me ndryshu historinë, mendësi jugonostalgjike.
Qeveria Kurti dhe LVV-ja, vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, duke i etiketuar “mercenar”, e duke i përjashtuar nga paga minimale, ndësa veteranët e ushtrisë serbe i emëron në pozita udhëheqëse shtetërore.
Është për keqardhje deri ku ka shku degjenerimi i këtij pushteti.
Veprimet e tij përçarëse po i bëjn dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndieshme të historisë së lavdishme, UÇK-né.