Në komentet negative në rrjetet sociale për ‘Paketën e Maleve’, Edi Rama ka veçuar edhe një llogari. Ai ka shpërndarë një koment prej atyre që i quan llogari false, ku ndjekësi i shkruan:
“Edi Rama, unë jam me fb fallco, por në karakter jam origjinal.”Përgjigjen kryeministri ia ka kthyer duke ‘i dërguar’ një korb me komentin e varur në qafë.
“Po, shumë origjinal ahahah… Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, shkruan ai, një ironi për partitë e opozitës, për të cilat është shprehur se kanë përçarë protestën e flamingove.
