Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.
“Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! S’duam dialog!’ – Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, shkruan Rama duke ironizuar, shoqëruar edhe me videon përkatëse në rrjetet e tij sociale.
Studentët dhe gjimnazistët kanë dalë në protestë prej shtatë ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje dhe akte dhune, ndërsa protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
