Aktuale

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS! Për Veliajn: Për atë jo, i ka duart e lidhura

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste të hidhet në votim.

Sipas Report Tv, Rama ka kërkuar që çështja e Spiropalit të kalojë në votim, ndërsa ka komentuar edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë thënë Rama për Veliajn.

Zhvillimet vijnë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku pritet të diskutohen edhe çështje që lidhen me organizimin dhe zhvillimet e brendshme të partisë.

Të Ngjashme