Aktuale

Rama ndan pamje nga koncerti i Kanye West: 80 kombësi u bënë bashkë në Tiranë, një investim i shkëlqyer

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele në rrjetet sociale një videokartolinë nga mbrëmja e djeshme në Tiranë, ku u zhvillua koncerti i Kanye West.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se eventi mblodhi pjesëmarrës nga 80 kombësi, duke e cilësuar koncertin si një investim të rëndësishëm jo vetëm për promovimin e imazhit turistik të Shqipërisë, por edhe për ndikimin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit.

See also  Të shtënat me armë zjarri dy ditë më parë në Sarandë, zbardhet sherri mes të rinjve! Arrestohen 4 persona, dy në kërkim“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur,” shkruan Rama.

Të Ngjashme