Lajme

Rama ndan pamje, një grua dhe një djalë i dërgojnë ushqim policit në detyrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video ku shihet se një grua dhe një djalë i dërgojnë ushqim një polici në detyrë.

Sipas komenteve që po qarkullojnë në rrjete sociale, ata janë familjarë të policit.

Që tri ditë  në Shqipëri kanë eskaluar protestat e studentëve, ndërsa që janë djegur institucione shtetërore e dëmtuar edhe biznese private.

Nga përleshja mes policisë dhe protestuesve ka pasur të lënduar nga të dy anët.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa që Rama ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Të Ngjashme