Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama nesër në Athinë nën masa të rrepta sigurie

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të jetë në Athinë ku do të takohet me diasporën shqiptare që jetojnë në Greqi.

Policia greke ka ndërmarrë masa të mëdha sigurie, raporton “eKathimerini”.

Policia greke ka forcuar sigurinë për vizitën e Ramës, mes frikës për ndonjë përshkallëzim të mundshëm.

“Qindra policë do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të kryeministrit shqiptar në vendin ku do të mbahet takimi”, thuhet në raportimin e mediave greke.

Rama do të shoqërohet nga rreth 150 persona, anëtarë kabineti, deputetë dhe rreth 50 gazetarë.

Takimi do të mbahet në një stadium të Athinës.

Kryeministri shqiptar, duke paralajmëruar vizitën e tij, ftoi të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkohen, duke theksuar se vizita nuk ka të bëjë me punët e brendshme të Greqisë, zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

Rama ka thënë se Athina është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, ku jeton komuniteti shqiptar, me të cilët dëshiron të ndajë vizionin e “Shqipëria 2030”.

Tags: