Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është konstatuar në lagjen “3 Heronjtë”, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. B., 45 vjeç.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në oborrin pranë shtëpisë, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
