Aktuale

Ngjarje e rëndë në vend, shembet muri i banesës, një person humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një pjese të murit të banesës.

Viktima dyshohet se ishte duke kryer punime në banesën e tij, kur muri është shembur papritur dhe e ka zënë poshtë.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

Të Ngjashme