Aktuale

Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK

Një libër i dorëzuar simbolikisht në SPAK është kthyer në qendër të debatit politik, pasi grupi i protestuesve që e dorëzoi kërkon që “The Albanian Files” të shërbejë si bazë për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pas kësaj lëvizjeje, Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ironik, duke e quajtur botimin “Libri i mallkuar”. Ai tha se libri pritet të dalë edhe në treg, ndërsa nuk kurseu sarkazmën për mënyrën se si është përdorur në SPAK.

See also  Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muajSipas tij, rasti është i pazakontë, pasi një libër po trajtohet si element i një çështjeje penale. “LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkroi ai.

See also  Aksident i pazakontë/ Makina përfundon në oborrin e banesësNga ana tjetër, protestuesit që dorëzuan dokumentin në Prokurorinë e Posaçme e paraqesin atë si një përmbledhje të 523 projekteve, ku sipas tyre evidentohen shkelje si mungesa e konsultimeve publike, konflikte interesi dhe favorizim i interesave private. Ata i kërkuan SPAK-ut të nisë hetimet dhe shprehën mbështetje për institucionin.

Të Ngjashme