Aktuale

Rama sulm*n protestuesit dhe mbron vendimin për t’i dhënë 4 milionë euro Kanye West, mediat e huaja e “mas*krojnë”

Rama sulmon protestuesit dhe mbron vendimin për t’i dhënë 4 milionë euro Kanye West, mediat e huaja e “masakrojnë”, plasin akuzat
4.3 milionë eurot e paguara nga buxheti i shtetit për të shpëtuar koncertin e këngëtarit të njohur, Kanye Uest, por edhe reputacionin e vendit, kryeministri Edi Rama i konsideroi si emergjencë të minutës së fundit. Sulmin virtual me të cilin po përballej koncerti për shkak të protestës e konsideroi si një anti-reklamë që do të dëmtonte vendin më shumë se milionat e paguara. “4 mln eurot nuk i nxori koncerti, por i nxori sulmi, agresioni i verbër për ta shkatërruar koncertin, për të shpëtuar investimin shumë më të madh për Shqipërinë për ekonominë e Tiranës dhe mijëra njerëz nga mbi 80 vende të botës që kishin prerë biletat për të ardhur këtu dhe mbi të gjitha për të mos hapur një plagë mosbesimi.

Ato 4 mln euro nuk do kishin dalë nga arka e shtetit po të mos ishin bërë kërcënimet, shantazhet, fushata e bullizmit dhe fushata e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakice kujton se mund të imponohet me terror”, deklaroi Rama dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale. Ndërsa anulimi i koncertit do të kishte prodhuar më shumë se dëme ekonomike thotë kryeministri. Merreni me mend çfarë impakti negativ do të kishte anulimi i koncertit më të madh që Shqipëria ka organizuar ndonjëherë, jo vetëm për turizmin por edhe për investimet e huaja.

Investimet e huaja nuk shkojnë thjesht aty ku ka ligje të favorshme dhe taksa të ulëta, por aty ku ka besim, energji, reputacion dhe një shoqëri që beson tek e ardhmja e vet. Askush nuk investon në një vend që ka frikë nga vetja. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë drojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, shtoi Rama.

Madje duke e konsideruar sukses këtë organizim, kryeministri Rama shprehet, i bindur se ka dhënë edhe impaktin e vet pozitiv në ekonomi. “Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të transportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuar nga Shqipëria”, u shpreh ai.

Rama akuza protestuesve

Në fund, kreu i qeverisë e mbylli me një mesazh për protestuesit, duke i diferencuar ata në sorra e flamingo. Këta të fundit thotë se po i dëgjon me kujdes për të kuptuar se ku ka gabuar qeveria që drejton prej 13 vitesh. “Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash për të më akuzuar mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar, se po akuzoj emigrantët që po kërkonkan llogari dhe me radhë dhe me radhë, e me radhë. Po jo, jo! Absolutisht jo! Unë e kam bërë që në krye të herës dhe në çdo herë që kam folur, dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe të sorrës. Kurrë nuk i kam paragjykuar ata qytetarë që dolën në protestë paqësisht, me bindjen se duan një Shqipëri më të mirë.

See also  Lajm ‘i keq’/ Rritet çmimi i ujit, publikohen tarifat e rejaTë gjithë ata të rinjve e të reja që dolën në protestë me bindjen se duan një mjedis më të mbrojtur, ata familjarë që dolën në protestë për një shëndetësi më cilësore, ata prindër që dolën në protestë sepse duan një arsim më të mirë, ata burra dhe gra që dolën në protestë se duan një administratë më njerëzore dhe kurrë nuk mund t’i paragjykojë njerëzit në përgjithësi që duan një shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Sepse edhe unë dua pikërisht të njëjtat gjëra. Kur një vend përparon, pritshmëritë e njerëzve rriten më shpejt sesa vetë ritmi i përparimit.

Rrugët më të mira i bëjnë gropat e mbetura më të padurueshme. Lufta frontale me korrupsionin, që nuk ka ndodhur kurrë më parë e bën korrupsionin ende më të padurueshëm. Shërbimet më të shpejta, si asnjëherë më parë, 95% online, e bëjnë çdo shërbim të prapambetur ende më të patolerueshëm. Kjo nuk është shenjë dështimi; është shenja më e qartë, më e sigurt, më kuptimplotë se shoqëria kërkon gjithnjë dhe më shumë dhe detyra jonë nuk është që t’i ulim pritshmëritë e qytetarëve, as t’i shohim pakënaqësitë e tyre si kundërshti ndaj nesh, por të ngushtojmë çdo ditë hendekun me mes asaj që kemi arritur dhe asaj që ata, me të drejtë, presin nga ne. Prandaj po dëgjojmë me shumë vëmendje.

Një grup i ngritur enkas qysh në ditët e para po mbledh çdo shqetësim dhe po përpiqemi të ndërtojmë një reflektim mbi të metat, gabimet, boshllëqet tona dhe pastaj, sigurisht, hap pas hapi, do t’i komunikojmë ato me të gjithë ata njerëz të zakonshëm dhe të ndershëm të këtij vendi që kërkojnë që rrugëtimi ynë drejt shtëpisë europiane të jetë më i shpejtë dhe që Shqipëria të bëhet më shpejt ajo që ata duan, por jo vetëm duan: meritojnë”, nënvizoi Rama.

Mediat e huaja kritika Ramës

Ndërkohë protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja zvicerane në gjuhën frënge “Le Temps” i ka kushtuar një artikull situatës politike në vend, duke analizuar protestat qytetare dhe debatet që kanë shoqëruar vendimet e fundit të qeverisë. Në analizën e saj, gazeta shkruan se kryeministri Edi Rama, përballë një vale protestash që sipas saj ka vijuar prej disa javësh, ka zgjedhur një strategji që e cilëson si provokuese.

“Edi Rama po luan kartën e provokimit”, citohet të shkruajë “Le Temps”, duke iu referuar pritjes së reperit amerikan Kanye West në Shqipëri. Artikulli ndalet edhe te figura e artistit amerikan, duke kujtuar se ai ka qenë në qendër të polemikave ndërkombëtare për deklarata të cilësuara si antisemite dhe islamofobe, si edhe për vlerësimet e tij publike ndaj Adolf Hitlerit. Sipas “Le Temps”, polemika u thellua edhe pas publikimit të të dhënave mbi koston e organizimit të koncertit.

See also  Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnëGazeta shkruan se, ndonëse eventi ishte prezantuar fillimisht si një koncert privat, më pas u raportua se organizimi i tij kishte përfshirë një shpenzim prej 4.2 milionë eurosh nga fondet publike. Media zvicerane lidh këtë zhvillim me reagimet e artistëve shqiptarë, të cilët protestuan duke kërkuar më shumë mbështetje për sektorin e kulturës. Artikulli përmend gjithashtu reagimin e ministrit Blendi Gonxhja, i cili, sipas gazetës, hodhi poshtë kritikat e artistëve, duke i cilësuar ato si “donkishoteske”.

Në analizën e saj, “Le Temps” argumenton se pakënaqësia qytetare nuk lidhet vetëm me debatin për koncertin e Kanye West, por edhe me ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura. Sipas gazetës, protestat, të cilat fillimisht u fokusuan te mbrojtja e mjedisit, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë me kërkesa politike. Media zvicerane shkruan se protesta, e cilësuar prej saj si “Revolucioni i Flamangëve Rozë”, tashmë shoqërohet me kërkesa për më shumë transparencë, llogaridhënie institucionale dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, edhe një media belge i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke i rikthyer publikut një panoramë të karrierës së tij politike, por edhe duke vënë në qendër akuza që lidhen me korrupsionin, ndikimin politik dhe presionin mbi shtypin. Artikulli i transmetuesit publik belg “VRT” shkon nga hapat e parë të Ramës në politikë deri te periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke e lidhur figurën e tij me pretendime që mbeten objekt debate në skenën publike.

Profili i përgatitur nga “VRT” përfshin edhe aspekte që i jepen publikut si pjesë e mënyrës së ndërtimit të imazhit të kryeministrit dhe të rrugëtimit të tij profesional. Përtej roleve politike, në material përmendet edhe profesioni i Ramës si piktor, një detaj që e vendos figurën e tij në një kontekst më të gjerë sesa vetëm administrim institucionesh. Në këtë mënyrë, media belge paraqet një narrativë të plotë, ku e shkuara politike dhe elementet personale bashkohen për të shpjeguar pse emri i tij vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve.

Në materialin e “VRT” vihet re se pas asaj që përshkruhet si “profil reformator” i Ramës, qëndrojnë akuza që protestuesit i lidhin drejtpërdrejt me qeverisjen. Këto pretendime përfshijnë çështje të korrupsionit, ndikimit politik dhe presionit mbi shtypin. Sipas narrativës që përcillet nga ky artikull, pikërisht këto akuza kanë qenë arsye që një pjesë e protestuesve të kërkojnë largimin e kryeministrit, duke i dhënë lëvizjeve të tyre një mesazh të qartë politik.

Në profilin e publikuar nga transmetuesi belg, rrjedha e karrierës së Ramës paraqitet në mënyrë kronologjike, duke nisur nga momentet kyçe të nisjes së tij politike dhe duke vijuar me periudhën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Ky seksion synon të tregojë se si janë ndërtuar rolet e tij në administrim dhe qeverisje, përpara se të ngjitej më tej në nivelet qendrore. Po ashtu, në material theksohet se imazhi publik i Ramës nuk është i ndarë nga mënyra si ai e lidh profesionin artistik me figurën e tij politike.

Të Ngjashme