Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë nënshkruar para pak minutash koalicionin e tyre parazgjedhor.

Haradinaj ka thënë se ky partneritet edhe me parti tjera dhe subjekte të tjera që s’janë partiake.

“AAK dhe NISMA kemi arritur marrëveshje parazgjedhore. Ne bashkë në diskutimet disa mujore, kemi vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbetur i vetëm dhe në raste të caktuara edhe i luftuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kurti”, ka deklaruar Haradinaj pas nënshkrimit.

Limaj ka deklaruar se sot po hapet një derë për të gjithë ata që mendojnë se kanë çfarë të japin.