Aktuale

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.

Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit dhe David Deda, elektricist, kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

“Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia./vizionplus.tv

Të Ngjashme