Lajme

Rasti i pazakontë në Graçanicë, avokati Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me Hashim Miftarin kanë dorëzuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës kërkesën për inicimin e procedurave për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta.

Sipas Gashit, kërkesa lidhet me arrestimin dhe ndalimin për 48 orë të Miftarit, pasi lopa e tij më 13 nëntor 2026 kishte hyrë për të kullotur në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

Gashi pretendon se prokurori ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka privuar Miftarin nga liria në mënyrë të kundërligjshme. Ai ka kërkuar që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa, duke theksuar se kërkesës i janë bashkëngjitur edhe provat përkatëse.

Postimi i plotë:

Kerkesa per shkarkim të prokurorit Blerim Igrishta u dorëzua

Sot se bashku me z.Hashim Miftari viktime e arrestimit te paligjshem te prokurorit te prokurorise themelore ne Proshtine, dorëzuam kerkesen per iniciimin e procedurave perkatese per shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta.

Kjo kerkese eshte dorezuar te Kryesuesi i Keshillit Prokurorial i Kosoves z.Arian Gashi dhe te te gjithe anetaret e Keshillit Prokurorial z.Zejnullah Gashi, z.Dardan Vuniqi, z. Milot Krasniqi, znj. Elza Bajrami Kastrati, znj. Arlinda Muqa dhe z. Visar Krasniqi.

Kerkeses per shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta i kemi bashkangjitur te gjitha provat qe vertetojne se ne veprimet e ketij prokurori manifestohet dyshimi i bazuar se ky prokuror me rastin e arrestimit te paligjshem -caktimin e mases se ndalimit per 48 ore kunder klientit tim z.Hashim Miftari , lopa e te cilit me 13.11.2026 ka hyre per te kullotur ne oborrin e gjyjates ne Gracanice.

Ketij prokurori edhe me heret i eshte shqiptuar mase disciplinore-por pa efekt!

Nese institucionet e shtetit te Kosoves kan vetem pak ndershmeri dhe pergjegjesi, ky prokuror duhet te shkarkohet e pastaj edhe te ndiqet penalisht per veprat e dyshuara qe i ka kryer: Keqperdorim i pozites zyrtare, privim i kunderligjshem i lirise.

Me pasë shtet, prokurori Blerim Igrishta do te mund te hynte ne prokurori vetem si i dyshuar, pastaj i akuzuar dhe nese ka drejtesi do te duhej te merrte denimin e merituar.

Kete po e thot z.Hashim Miftari dhe tani topi eshte tek shteti e qe ne emer te shtetit duhet te veproj Keshilli Prokuroriral i Republikes se Kosoves ne krye me z.Arian Gashi.

Të Ngjashme