Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mban protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare”.
Përmes kësaj proteste, RrGK synon të ngrisë zërin kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e femicidit.
Me këtë aksion, organizatorët kërkojnë që vrasja e grave të mos trajtohet si një rast i izoluar, por si një problem serioz shoqëror që kërkon përgjegjësi institucionale, drejtësi për viktimat dhe mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat.
Protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” është thirrje për më shumë përgjegjësi, parandalim dhe drejtësi, në mënyrë që dhuna ndaj grave të mos normalizohet dhe asnjë rast i rrezikimit të jetës së tyre të mos mbetet pa trajtim institucional.
