Kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç, ka reaguar ashpër pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte.
Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për “terror dhe frikësim” ndaj serbëve në veri dhe paralajmëroi se Serbia nuk do të heshtë për zhvillimet në Kosovë.
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se arrestimet e nëntë serbëve në Zubin Potok nuk do të duhej të kryheshin në këtë periudhë, duke pasur parasysh fushatën zgjedhore në Serbi.
Hoxha vlerëson se reagimi i ashpër i kryetarit të SNS-së, Millosh Vuçeviç, e zhvendos çështjen nga aspekti juridik në atë politik, duke e paraqitur aksionin si presion ndaj serbëve në Kosovë.
Sipas tij, arrestimet duhet të bazohen në prova dhe përgjegjësi individuale, ndërsa ekzistenca e dyshimeve për krime lufte duhet të trajtohet nga drejtësia, pavarësisht përkatësisë etnike të të dyshuarve.
“Po të isha më vend të pëersonave zyrtar të Kosovës për këto qështje e po të kisha mundësi taktike manevrimi këto arrestime nuk do ti bëja tani kur serbia ka fushat zgjedhore !
Tani po shihet se reagimi i ashpër i kryetarit të SNS-së, Millosh Vuçeviç, pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte, nuk duhet parë vetëm si reagim ndaj një çështjeje juridike. Në deklaratat e tij, Vuçeviçi e ka lidhur drejtpërdrejt aksionin e autoriteteve të Kosovës me një narrativë më të gjerë politike, duke e akuzuar Albin Kurtin për “terror” dhe “frikësim” ndaj serbëve në veri dhe duke paralajmëruar se Serbia nuk do të heshtë, akuza qe përseriten sa her ka masa te shtetit ndaj akteve dhe veprave kriminsle ku akteret jsn te perkatesis serbe .
Këtu qëndron edhe dimensioni politik i këtij reagimi. Një arrestim për dyshime për krime lufte duhet të shqyrtohet mbi bazën e provave dhe përgjegjësisë individuale, ndërsa arrestimi nuk nënkupton automatikisht fajësinë e personave të arrestuar. Por Vuçeviçi e ka zhvendosur debatin nga procedura juridike tek konflikti politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duke e paraqitur rastin si pjesë të një presioni sistematik ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Kjo retorikë mund të ndikojë në rritjen e tensioneve politike, sepse një çështje që duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë po shndërrohet në një përplasje politike mes dy palëve. Në të njëjtën kohë, duhet bërë dallimi ndërmjet kritikës ndaj mënyrës së arrestimeve dhe mohimit të nevojës për hetimin e krimeve të luftës. Nëse ekzistojnë prova për përgjegjësi individuale, ato duhet të shqyrtohen nga drejtësia, pavarësisht përkatësisë etnike të të dyshuarve”, u shpreh Hoxha.
Hoxha thotë se reagimi i Vuçeviçit mund të shihet si pjesë e narrativës politike të Serbisë për serbët në Kosovë, por thekson se pa prova konkrete nuk mund të thuhet se synimi është krijimi i tensioneve.
Ai kërkon që institucionet e Kosovës të planifikojnë më mirë veprimet e tyre, duke marrë parasysh reagimet e Serbisë dhe duke angazhuar partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të kenë mbështetje dhe argumente të qarta.
“Prandaj, reagimi i Vuçeviçit mund të kuptohet edhe si një përpjekje për ta vendosur çështjen e arrestimeve brenda narrativës më të gjerë politike të Serbisë për gjendjen e serbëve në Kosovë. Por pa prova konkrete për motivet e tij, nuk mund të thuhet si fakt se qëllimi i drejtpërdrejtë i këtij reagimi është krijimi i tensioneve. Ajo që mund të vërehet është se një ngjarje me karakter juridik po përdoret në një debat politik shumë më të gjerë, duke e bërë edhe më të vështirë ndarjen e drejtësisë nga përplasja politike mes Beogradit dhe Prishtinës.
Pra deshiroj që ne të mësohemi te përgatisim argumentrt dhe fsktet paraprakisht kur sakte dihet si do te reagon serbia , të munfohemi të bëjm aktivitetet kur nuk u dhkon në favor politikës serbe dhe të angazhojmë edhe bashkëveprues nderkombetar në këto aksione me koh kur nuk munden te demtojn rezultatin e intervdnimit por te jen në dieni dhe te kdn fskte argumentuese ne favor tonin” – përfundon ai për “Bota sot”.
