Edhe Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari me Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Ai ka thënë se Kurti ka ndërtuar në kala prej letre.
Sipas tij, kalaja nga letra po i bie siç edhe e ka ndërtuar.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre!
Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.
Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!