Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas veprimit të djeshëm në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku është interpretuar një këngë nacionaliste serbe.
Haxhiu thotë se ky forum nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes.
Haxhiu shkruan se pret sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Postimi i plotë:
Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.
Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.
Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.
