Aktuale

VIDEO+EMRAT/ Kapet pas 3 vitesh bashkautori i vr*sjes së Valter Fjerzës në Shkodër, arrestohet dhe shoku i tij në makinë

Policia e Shkodrës njofton arrestimin e shtetasve Luçian Mëhilli dhe Kristjan Çarkaj.

Luçian Mëhilli ishte i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si bashkautor në vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fjerza, në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri

NJOFTIMI NGA DVP Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e një shtetasi, në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri.Arrestohet në flagrancë edhe një 26-vjeçar, që udhëtonte në të njëjtin automjet me të, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe për veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen sasi të dyshuara lëndësh narkotike cannabis dhe kokainë, një automjet dhe 2 celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi L. M. dyshohet se, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë shtetasin V. F., më datë 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç., 26 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Këta dy shtetas u kapën në aksin rrugor “Shkodër–Prekal”, duke lëvizur me një automjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës së shtetasit L. M., iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Lëndët e dyshuara narkotike, automjeti dhe 2 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA E VITIT 2023

33-vjeçari Valter Fjerza në fshatin Hoti i Ri në Shkodër shkoi në vendin e krimit për të ndihmuar vëllain e tij, Klevis Fierza, por fatkeqësisht mbeti i vdekur.

Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj.
TË PËRFSHIRË NË KRIM

Paolo Mëhilli, i arrestuar

Klodjan Mëhilli, në kërkim

Luçian Mëhilli, në kërkim

Aleksandër Mëhilli, në kërkim

Enton Dushaj, në kërkim

Këtë armë, ata e kanë hedhur rreth 60 metër larg vendit të ngjarje, me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë. Valter Fierza është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”.

Por në të njëjtën kohë, pasi Klodjan Mëhillit,i ishte nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë.

Pikërisht me kallash, Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

Një ditë më parë policia mundi të arrestojë vetëm Paolo Mëhillin ndërsa 4 personat e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Aktualisht është sekuestruar vetëm arma tip pistoletë, por jo automatiku kallashnikov me të cilën u krye vrasja.

Të Ngjashme