Aktuale

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë braktisjen totale të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Në një reagim në rrjete sociale, Salianji e cilësoi procesin një farsë për uzurpimin e PD-së, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu.

Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues.

Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit.

“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri me shtyrje orari ishte i tepërt. Votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet orari, ndërsa këta e shtyjnë për degët e mëdha që sipas uzurpatorit kanë 20 mijë votues, por ndërkohë nuk kanë votuar as 4 mijë gjithsej”, deklaroi ai.

Të Ngjashme