Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas refuzimit të PDK-së dhe AAK-së për t’iu bashkuar takimit të ftuar nga kryeministri Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Gashi ka kritikuar partitë që votuan themelimin e Gjykatës Speciale, duke i akuzuar se me atë vendim kanë dëmtuar Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Ai ka përmendur rastet e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se përgjegjësia politike për këtë vendim u takon atyre që e mbështetën krijimin e Gjykatës Speciale.
Reagimi në Facebook:
A po ju vjen marre!
Ju që para 11 vitesh votuat Gjykatën Speciale, ju që me votën tuaj politikisht e vendosët Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në bankën e të akuzuarve.
A po ju vjen marre juve që me votën tuaj e hapët rrugën për arrestimin dhe gjykimin e udhëheqësve të UÇK-së
Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi
A po ju vjen marre qe për shkak te votës se juaj u denu Komandant Cali , Pjeter Shala , Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, e munde te denohen edhe shumë te tjerë
A po ju vjen marre ju që me atë votë i bëtë një shërbim teper të madh e te perjetshem Serbisë
A po ju vjen marre që me votën tuaj i shkaktuat një dëm kaq të rëndë kombit shqiptar
Ju që votuat Gjykaten Speciale anti Kombëtare, anti Kosovë e anti UÇK si do t’ua shpjegoni fëmijëve tuaj vendimin që e morët, e që i ka sjellë pasoja tepër të rënda Kosovës, ndërkohë që u thirrët edhe në emër UÇK- së dhe të luftës për liri?
