Lajme

Reshjet e borës, vetura rrokulliset në greminë në Rugovë të Pejës

Një veturë është rrokullisur në greminë, poshtë rrugës kryesore në Rugovë të Pejës, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në fshatin Rekë e Allagës, ku drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke përfunduar jashtë rrugës dhe në greminë.

Për rastin ka reaguar edhe Policia e Pejës, ku për Telegrafin, zëdhënësi i PK të këtij rajoni, Driton Rugova, ka dhënë detaje.

“Rreth orës 11:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rekë e allagës, Rugovë-Pejë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte rrshqitur dhe humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur duke shkaktuar vetëaksidentuar. Si pasojë dëmë materiale ka pësuar vetura, ndërsa persona të lenduar nuk ka pasur Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin” thuhet në përgjigjën e Rugovës.

Të Ngjashme