Aktuale

I zhdukur prej një jave, shqiptari gjendet i pajetë në një kanal në Itali, telefonata e fundit me familjarët: Rashë …

Një 75 vjeçar shqiptar i cili rezultonte i zhdukur prej një jave në Itali është gjetur i pajetë në një kanal.

Bëhet fjalë për Eqerem Ahmetaj, trupi i të cilit u zbulua pasditen e së shtunës, më 28 nëntor, në fshatin San Zeno, në zonën e Breshias.

Ahmetaj, i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm, ishte larguar nga shtëpia më 21 nëntor. Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij që kujdeseshin për të, kishin humbur kontaktet me 75-vjeçarin që prej mbrëmjes së asaj dite.

Përgjigjja e fundit që familjarët morën prej tij në telefon ishte në orën 19:21, kur 75-vjeçari u tha: “Rashë, jam i lagur”. Pas kësaj, ai nuk u përgjigj më derisa trupi i tij u gjet falë kërkimeve me helikopter.

Të Ngjashme