Aktuale

BILANC I FRIKSHËM I PROTESTËS/ Policë, protestues, gazetarë, kalimtarë dhe një deputet, 61 të pl*gosur në Ditën e Pavarësisë në Tiranë

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:

• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

• 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.

• 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

• 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Ad
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

• 8 efektivë policie

• Një protestues

• Një punonjës sigurie

• Një deputet

Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut

Të Ngjashme