Aktuale

Reshjet e dendura shoqërohen me ulje të ndjeshme të temperaturave, rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave

Pas më shumë se katër muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, në Kukës kanë nisur sot reshjet e shiut, të shoqëruara me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe mjegull në zonat e larta malore.

Reshjet vijnë pas një periudhe të gjatë thatësire, e cila ka ndikuar në tokat bujqësore, burimet ujore dhe bimësinë në zonën e Kukësit.

Mungesa e reshjeve ka ndikuar edhe në uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, i cili aktualisht ndodhet në kuotën 268 metra mbi nivelin e detit.

Deri më tani nuk raportohet për problematika në rrugët nacionale dhe rurale si pasojë e reshjeve. Megjithatë, në zona të caktuara mbetet rreziku për rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në rrugë, veçanërisht në zonat malore.

Reshjet pritet të sjellin një përmirësim të situatës pas muajsh me mungesë reshjesh, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e akseve rrugore dhe zonave të prekura.

Të Ngjashme