Lajme

Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës

Të hënën, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare, të ftuar nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe miratimi i deklaratës, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit, nga radhët e PDK-së.

Ftesat për seancë tashmë janë dërguar në adresat e deputetëve.

Seanca do të fillojë në orën 11:00.

Të Ngjashme