Analisti Agim Rexhepi ka kritikuar thirrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për protestë kundër Albin Kurtit.
Në një reagim në Facebook, Rexhepi tha se Rama ka tejkaluar kufirin mes përgjegjësisë institucionale dhe agjendës politike, duke theksuar se kryetarët e komunave duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo të organizojnë protesta politike.
“Përparim – Komunat kanë nevojë për punë, jo për protesta të orkestruara politike”, shkroi Rexhepi.
Reagimi i tij në Facebook:
Kur kryetarët e komunave bëhen thirrës të protestave politike
REAGIM PUBLIK
Thirrja e Përparim Ramës, në emër të kryetarëve të komunave, për protestë kundër Albin Kurtit është një tejkalim i qartë i kufirit mes përgjegjësisë institucionale dhe agjendës politike. Kryetarët e komunave janë zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, jo për t’u shndërruar në organizatorë të betejave politike kundër një Qeverie apo kryeministri.
Nëse kanë kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, le t’i shprehin si individë politikë dhe me emrin e partive të tyre. Por përdorimi i autoritetit institucional dhe i emrit të të gjithë kryetarëve për një aksion politik është i papranueshëm dhe dëshmon se disa ende nuk e kanë kuptuar se pushteti lokal nuk është pronë e partive.
Përparim – Komunat kanë nevojë për punë, jo për protesta të orkestruara politike
