Aktuale

Rishkruhet harta vendore e Shqipërisë, Rama nis lëvizjen për shkrirjen e bashkive, takon në selinë rozë drejtuesit

Rishkruhet harta vendore e Shqipërisë, Rama nis lëvizjen për shkrirjen e bashkive, takon në selinë rozë drejtuesit politikë, ja çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0
Kryeministrit Edi Rama mblodhi dje në një takim në selinë rozë drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, ku mësohet se në fokus të diskutimeve ishte ndarja e re territoriale. Teksa opozita ka dalë kundër, duket se socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive. Mësohet se raporti i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili nuk u bë publik gjatë seancës me tensione në Kuvend të enjten, iu paraqit drejtuesve socialistë në selinë rozë.

Projekti i ri i paraqitur nga Mazniku parashikon që numri i bashkive të mos i kalojë 50, nga 61 që janë aktualisht. Ndërsa projektligji pritet të depozitohet në Kuvend brenda muajit korrik, pasi më parë të miratohet me votat e deputetëve socialistë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Po ashtu, në shtator projekti i ndarjes së re territoriale pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare, edhe pse opozita ka dalë hapur kundër.

Socialistët planifikojnë që deri në javën e parë të tetorit, në Parlament të miratohet ndarja e re territoriale. Ky votim pritet të kërkojë 84 vota, të cilat mazhoranca socialiste nuk i ka e vetme, ndaj duket se do të kërkojë edhe mbështetjen e tre deputetëve të PSD-së së Tom Doshit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka dalë kundër uljes së numrit të bashkive, duke kërkuar që në disa zona të krijohen bashki më vete.

NEWS  Aksidenti tragjik në Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetënÇfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtomë se edhe më herët kanë dalë detaje dhe supozime nga raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, i cili thuhet se propozon një rishikim të thellë të pushtetit vendor në Shqipëri, duke hapur rrugën për reduktimin e numrit aktual prej 61 bashkish. Dokumenti nuk paraqet ende një hartë përfundimtare apo një listë zyrtare të njësive që do të shkrihen, por ndërton diagnozën e sistemit, përcakton kriteret e vlerësimit dhe paraqet katër skenarë bazë mbi të cilët pritet të merret vendimi politik.

Analiza mbështetet në të dhënat e Censit 2023, Ministrisë së Financave, INSTAT-it si dhe dëgjesat publike me mbi 3.500 qytetarë e përfaqësues vendorë në 11 qarqe të vendit. Në diagnozën e tij, raporti vërehet se ndonëse reforma e vitit 2014 e uli fragmentimin nga 373 në 61 bashki, ajo nuk i zgjidhi të gjitha problemet strukturore. Sot, ndonëse bashkitë kanë ligjërisht 41 funksione, ato mbulojnë mesatarisht vetëm 15,8 nga 34 funksionet e matshme. Mbi 42 bashki mbulojnë më pak se gjysmën e detyrave të tyre ligjore dhe vetëm pesë prej tyre arrijnë të ushtrojnë të paktën 24 funksione.

NEWS  E rëndë në vend, djali 30-vjeçar vret nënën! Arrestohet nga policiaPër të vlerësuar qëndrueshmërinë e çdo njësie, raporti vendos pesë kritere me peshë të ndryshme: kriterin financiar dhe funksional me 30%, kriterin ekonomik me 20%, atë demografik me 20%, distancën e aksesin rrugor me 15%, si dhe kohezionin social, kulturor e historik me 15%. Ky i fundit mund të shërbejë edhe si pengesë ndaj bashkimit në rastet e mbrojtjes së pakicave kombëtare. Dokumenti shqyrton katër skenarë për të ardhmen. Skenari i parë mban hartën prej 61 bashkish përmes një decentralizimi asimetrik. Skenari i dytë kërkon konsolidim të thellë me bashkime të mëdha, por rrezikon largimin e shërbimeve nga qytetari.

Skenari i katërt i kufizon bashkitë vetëm te shërbimet bazë, duke ia kaluar funksionet e tjera nivelit qendror. Varianti më i mundshëm që rekomandon raporti është skenari i tretë, i cili propozon bashkime të përzgjedhura vetëm për njësitë më të dobëta, të kombinuara me krijimin e një niveli të ri rajonal (mbi 12 qarqet) që do të marrë funksionet e specializuara si menaxhimi i mbetjeve, transporti apo projektet e BE-së. Nga ndërthurja e treguesve financiare, demografikë dhe gjeografikë, disa bashki dalin si më të ekspozuarat ndaj shkrirjes.

NEWS  Gruaja gjendet e pajetë në banesën e saj, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekurRrogozhina paraqitet si një nga rastet më kritike me vetëm 8,3 pikë në funksionalitet dhe propozohet për bashkim me Kavajën (23 minuta larg). Memaliaj me rreth 6.600 banorë shihet si kandidate natyrale për t’iu bashkuar Tepelenës (12 minuta larg), ndërsa Këlcyra prej 4.400 banorësh lidhet me Përmetin. Delvina rrezikon bashkimin me Sarandën për shkak të treguesve të ulët financiarë, kurse Fushë-Arrëzi, ndonëse dobët në shifra, e ka të vështirë shkrirjen me Vaun e Dejës apo Pukën për shkak të terrenit malor dhe distancës prej 92 minutash.

Në krahun tjetër, bashki si Pusteci (me më pak se 2.000 banorë), Konispoli, Finiqi dhe Dropulli mund të përjashtohen nga rregulli i përgjithshëm i bashkimit për shkak të garancive kushtetuese për pakicat kombëtare dhe mbrojtjes së identitetit historik. Raporti thekson se bashkimi mekanik i dy njësive të varfra nuk krijon vetvetiu një bashki të fortë, ndaj reforma do të shoqërohet me një formulë të re financimi. Kalendari i parashikuar synon që vlerësimet dhe paketa ligjore të miratohen brenda vitit 2026, me qëllim që harta e re administrativo-territoriale të zbatohet plotësisht në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Të Ngjashme