Lajme

“Rugova bojkotoi Serbinë, Vjosa Kosovën”, Feraj “godet” Osmanin

Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka krahasuar ish-presidenten Vjosa Osmani me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova.

Feraj ka kritikuar qasjen politike të Osmanit dhe të LDK-së, duke renditur disa dallime mes saj dhe Rugovës.

“Rugova bojkotoi institucionet e Serbisë, Vjosa të Kosovës”, shkroi ai, duke shtuar edhe krahasime të tjera lidhur me rolin e Amerikës, pavarësinë e Kosovës dhe kauzat politike.

Në fund të postimit, Feraj ironizoi me fjalët: “Gjeni të tjerat…”.

Postimi i Ferajt:

Sa ngjashmëri të Vjosës me Rugovën?

– Rugova bojkotoi institucionet e Serbisë, Vjosa të Kosovës!

– Rugova konisderonte pavarësinë e Kosovës kompromis, Vjosa destinacion të fundit!

– Rugova kërkonte ndihmën amerikane për Kosovën, Vjosa për Vjosën!

– Rugova kishte kauzë çlirimin e Kosovës, Vjosa postin e presidentes!

– Rugova kishte kauzë Kosovën, LDK-ja e sotme Vjosën!

Gjeni të tjerat…

Të Ngjashme