Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i ka dhënë mbështetje Serbisë teksa vlerëson se Bashkimi Evropian po e shantazhon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lavron konsideron se Vuçiq po e përballon presionin me guxim.
“Presidentit Vuçiq nuk e ka të lehtë. Ai është një politikan me përvojë dhe është i përkushtuar ndaj integrimit evropian. Por, në këtë fazë, BE-ja po tallet me të, thjesht po e shantazhon. Ata thonë: po, Serbia ka pritur gjatë; do t’i përshpejtojmë negociatat kur t’i përmbushni dy kërkesat kryesore. E para është – ta njihni pavarësinë e Kosovës. Dhe e dyta – t’i mbështesni të gjitha vendimet tona që kanë të bëjnë me Rusinë. Ai po e përballon me guxim këtë presion prej më shumë se një viti”, tha Lavrov, shkruan “novosti.rs”.
Lavrav pohon se Rusia i shet Serbisë gaz me çmime të favorshme dhe se kurrë nuk i kërkon asgjë Serbisë.
“Vuçiq për ta zbutur deri diku presionin e BE-së, u takua edhe me Volodymyr Zelenskyyn. Ky presion është i turpshëm dhe arrogant”, ka deklaruar Sergej Lavrov.
Ky i fundit është një ndër njerëzit më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
