Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për reagimin lokal të kësaj strukturave të kësaj force politike, për të mbështetur qytetarët që kundërshtojnë propozimin e PS për hartën e re territoriale.
Udhëzimi është firmosur sot nga sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe nga sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.
Në udhëzim theksohet se objektivi është mbështetja e qëndresës qytetare, me qëllim që të mos aprovohet projekti qeveritar për zvogëlimin e numrit të bashkive.
NEWS Donald Trump konfirmon: Ali Khamenei ka vdekur! Një nga njerëzit më të këqij në histori është vrarëNë dokument theksohet se versioni i paraqitur nga PD për një ndarje me 100 bashki është i duhuri.
Po ashtu, në udhëzim theksohet se degët e PD-së duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, sëbashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin e tyre me atë të qytetarëve protestues, si dhe për të mbështetur tubimet e tyre.
NEWS Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
