Lajme

Salla e Kuvendit e mbyllur, PDK e Aleanca sërish kërkojnë thirrjen e seancës konstituive

Deputetët e PDK-së dhe Aleanca sërish këtë të diel i kanë gjetur të mbyllura dyert e sallës së Kuvendit të Kosovës.

Ata kërkuan që sa më shpejt të thirret seanca konstituive, për siç theksuan ata konstituimin e institucioneve të Republikës.

“Jemi brenda afatit brenda 48 orëve siç e parasheh rregullorja e punës së Kuvendit që të vazhdohet seanca dhe të funksionalizohet Kuvendi”, tha Arian Tahiri nga PDK.

Ndërsa, deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca tha se detyra jonë si të zgjedhur nga populli i Kosovës është që jo vetëm ta mbrojmë Kushtetutën.

PDK dhe Aleanca tash disa ditë janë duke kërkuar nga partia e parë e dalë prej zgjedhjeve të 7 qershorit, të thërras seancën konstituive.

Të Ngjashme