Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Sara paralajmëron menaxherin e Bardhit: Nuk arrite të….

Pas postimeve nga menaxheri i Bardhit, Sara ka kërcënuar hapur këtë të fundit duke e paralajmëruar se nëse vijon me sulmet ndaj saj ajo do e “shkatërrojë”.

“Jetmir Agaj, po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh. Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku, pa të drejtë, prej heshtjes por dije prapë për hatër të Bardhit. Edhe një postim sulm ndaj meje, do të të shkatërroj figurën dhe planet e tua vetëm me një postim dhe do kesh të gjithë shqiptarët kundër. Dorëzohu, nuk arrite të na ndash, është me e fortë se ty. Boll kërkove vëmendje me zor”, shkruan Sara.

Reagimi i Sarës vjen pas postimeve të Jetmirit i cili shkruante:

“Është çmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme.”