Lajme

Sekretari i Thesarit i SHBA: Dhimbja ekonomike “ia vlen” për t’i dhënë fund një Irani bërthamor

Ndërsa lufta e Iranit rrit koston e energjisë në të gjithë botën, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent u tha një grupi gazetarësh të martën se “një dhimbje e vogël ekonomike për disa javë ia vlen të heqë rrezikun e pallogaritshëm të një Irani bërthamor ose të një Irani bërthamor që përdor atë armë”.

I pyetur për ndikimin e çmimeve në rritje të benzinës tek konsumatorët, Bessent tha se “nuk ka asgjë më kalimtare sesa ajo që po shohim tani”.

“Pra, konflikti do të marrë fund, çmimet do të ulen, dhe pastaj inflacioni total do të ulet, dhe bashkë me këtë, çmimet e benzinës do të ulen”, tha ai, citon AP.

Kur u pyet në lidhje me anijet cisternë kineze që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Irani kërkoi së fundmi të mblidhte taksat si parakusht për rihapjen e rrugës ujore, ai tha se, “Ato anije nuk do të lejohen më të dalin jashtë. Pra, ata nuk do të jenë në gjendje të marrin naftën e tyre”.

Në pyetjen se cili do të ishte mesazhi i tij për ata që paguajnë taksat: “Nuk do të kaloni”, tha Bessent. Dhe nëse një vend paguan taksën, “ai po shkel sanksionet e SHBA-së dhe kjo nuk përfundon kurrë mirë”.

Të Ngjashme