![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/sekretarja-e-osbe-se-denon-dhunen-e-djeshme-ne-veri_6475fc79b701f.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar dhunën e djeshme që ndodhi në veri të Kosovës.
“Dënoj fuqishëm aktet e dhunës që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
I uroj shërim të plotë të lënduarve, si ushtarëve të KFOR-it ashtu edhe civilëve”.
“Është thelbësore t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo në Twitter.