Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvevendosje ka falënderuar qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë marsh masiv.
Ajo ka thënë se zëri i studentëve u bë zëri i lirisë.
Postim i plotë:
1 Tetori na kujton protestën studentore të vitit 1997, kur zëri i studentëve u bë zëri i lirisë.
Sot, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e marrshit në mbrojtje të UÇK-së dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.
Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi.
