Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbët i bindën shtetit të Kosovës, 44 persona kanë aplikuar sot për kalim të patentë shoferit në RKS

 
   

44 qytetarë serbë kanë aplikuar vetëm sot që patentë shoferët ilegal t’i zëvendësojnë me ata RKS.

Burime e medias brenda MPB-së bëjë të ditur se për dy ditë 77 qytetarë serbë kanë aplikuar për kalim të patentë shoferëve në RKS.

Sipas këtyre burimeve, interesimi i serbëve për t’i zëvendësuar patentë shoferët ilegal me ata të RKS është goxha i madh.

Ditë me parë Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit.