Lajme

​Shala: Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditura detajet nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.

Shala tha se Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.

“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinjë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, tha Shala.

“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet.

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë, kjo është marrëveshja që e ka paraqitë kryetari i LDK-së”, tha Shala.

Të Ngjashme