Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara ka sanksionuar Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit, pasi e akuzoi se po vepron si një krah i zgjatur i Gardës Revolucionare të Iranit, duke detyruar anijet komerciale të paguajnë taksë për kalimin në Ngushticën e Hormuzit.
Departamenti tha në një deklaratë të mërkurën se organi po i detyron anijet të paguajën “taksë të paligjshme” dhe të paraqesin informacione “të ndjeshme” në këmbim të kalimit në Ngushticë, shkruan Anadolu.
Thesari paralajmëroi se çdo person ose entitet që bashkëpunon me autoritetin – duke përfshirë pagesat e taksave të bëra nëpërmjet monedhës fiat, aseteve dixhitale, kompensimeve, shkëmbimeve informale ose pagesave të tjera në natyrë – mund të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut të sanksioneve të SHBA-së.
